TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është tensionuar protesta e mbajtur përballë ambienteve të jashtme të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares Jonida Avdia.
Qytetarë të shumtë janë përplasur me Policinë e Shtetit, ku i kërkojnë efektivëve të heqin kapelet dhe të mos mbrojnë një qeveri kriminale dhe të korruptuar.
“T’ju vijë zor që mbroni këta kriminelë që vjedhin. Policia e krimit. Hiqni kapelet”, dëgjohen të thonë protestuesit.
Gjithashtu protestuesit kërkojnë drejtësi për 7-vjeçaren, e cila u shtyp për vdekje teksa po notonte në plazhin e Potamit në Himarë, nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.
“Drejtësi për Jonadën”- dëgjohen të thonë në kor protestuesit.