AKTUALITET, 15 Mars 2025, 16:57

Fundjava në pikën kufitare të Morinit-Afërsia gjeografike nxit lëvizjet e kuksianëve drejt Prizrenit

Fundjava në pikën kufitare të Morinit-Afërsia gjeografike

Kjo fundjavë duket e qetë sa i përket lëvizjes së automjeteve në pikën kufitare të Morinit. Një prej arsyeve kryesore është muaji i Ramazanit, gjatë të cilit udhëtimet,  janë më të reduktuara.

Lëvizjet kryesore këtë të shtunë vijnë nga Shqipëria drejt Kosovës, kryesisht nga banorët e Kukësit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 9,000 persona dhe 5,400 automjete. Ndërkohë, vijon kontrolli i automjeteve në përputhje me marrëveshjen e re, e cila ka hyrë në fuqi më 1 mars.