TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha lajmëroi se nëse të hënën nuk do të zhvillohet seancë plenare për shkak të zisë kombëtare, atëherë opozita do e respektojë këtë vendim dhe nuk do të organizojë protestën, ashtu siç njoftoi më herët.
Qeveria e shpalli ditë zie kombëtare të hënën, 13 shkurt, për shkak të viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi.
Nga selia e PD-së, Berisha tha se protesta e sotme i realizoi 100% qëllimet e saj. Sipas tij, marshimi i qytetarëve dhe demokratëve ishte një sinjal dhe një mesazh për qeverinë.
"I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë"-u shpreh Berisha.