AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 15:11

“O socialistë të ndershëm”, Berisha ndalon me protestuesit para selisë së PS: Edi Rama në pramidën e drogës nuk është i vetëm

“O socialistë të ndershëm”, Berisha ndalon me

Ish-kryeministri Sali Berisha ndaloi me protestuesit para selisë së PS ku duke iu drejtuar me thirrjen “o socialistë të ndershëm”, akuzoi kryeministrin Edi Rama se përzuri nga vendi rreth 900 mijë qytetarë.

Berisha u shpreh ndër të tjera se “Edi Rama në piramidën e drogës nuk është i vetëm”, ndërsa drejtoi një sërë akuzash ndaj zyrtarëve të tjerë të PS.

“Se kjo ndërtesë është kthyer në simbol të së keqes nga Edi Rama dhe lidhje e tij me krimin i kanë shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe në historinë  e tyre, ka përzënë nga ky vend rreth 900 mijë demokratë e socialistë të të gjitha niveleve. Erdha këtu t’ju the se Edi Rama në piramidën e drogës nuk është i vetëm, ai që ka kryesuar grupin parlamentar është një trafikant i turpshëm një njeri që në Rumani u ka nxjerrë viza prostitutave rumune, është njeri që është marrë me trafik i ka dalë emrin në shumë regjistrime të grupeve kriminale, ata mbrojnë interesat kriminale të familjeve të tyre.

Po Gjiknuri guruja, o socialiste të ndershëm nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshek, Damianit i kanë humbur 6 milionë euro bashkë me nënë e tij po ku i mori ai ato, vendi i tij është në burg dhe vetëm në burg, o socialistë të ndershëm ju që mbani mend se çfarë i përmendte Enver Hoxha Beqir Ballukut ishte fërgesa e Tiranës po mbesa e tij këput biftekun me lekët tuaj 1 mijë dollarë, a nuk janë ata pushtuesit e vërtetë, po Xhaçka më thoni pak e cila e nisi jetën me skemat piramidale, me çfarë merite e bëri Xhakça burrin investitor strategjik, këshilltari i saj ka vjedhur 2.2 milardë euro qytetarëve evopianë me call center, merreni këtë ardhje si një mesazh për ju si një akt denoncimi të këtyre uzurpatorëve”, tha Berisha.