AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 14:29

“Mos na provokoni”- Berisha marshon me protestuesit tek Ministria e Brendshme: Thirrje Çuçit të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

“Mos na provokoni”- Berisha marshon me protestuesit tek Ministria e

Kryetari i PD Sali Berisha pas përfundimit të tubimit dhe fjalimeve para Kryeministrisë, së bashku me protestuesit marshuan drejt Parlamentit, e më pas ndaluan te bunkeri pranë Bashkisë së Tiranës dhe tek ministria e Brendshme.

Me flamurin e Shqipërisë dhe atë të PD-së në duar, Berisha dha një tjetër mesazh:

“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes, Cuci që është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Ramës, se ai duhet të japë bashkë me Ramën dorëheqjen.

Ky marshim pranë shtyllave kryesore, është paqësor sot por ka objektivat e veta taktike dhe strastegjike. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë revolucioni është para Parlamentit”.

“Shkoni mos na provokoni”– u shpreh ne një moment Berisha gjatë fjalës së tij, drejt disa punonjësve të policisë që po afroheshin drejt tij.

Një tjetër ndalesë ishte para Bashkisë së Tiranës.