AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 15:09

Hodhën tymuese para kryeministrisë, Policia shoqëron tre protestues të PD-së

Hodhën tymuese para kryeministrisë, Policia shoqëron tre

Policia ka shoqëruar sot tre persona të cilët kanë hedhur lëndë pirroteknike në përfundim të protestës së opozitës.

Bëhet e ditur se të shoqëruarit po pyeten në policinë e Tiranës.

Pak më herët kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje uniformave blu të lënë të lirë të gjithë protestuesit e shoqëruar duke thënë se nëse ata do të dënohen, do të konsiderohen si të persekutuar politikë.