AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 14:01

Berisha njofton se kur do të mbahet protesta e dytë e opozitës

Berisha njofton se kur do të mbahet protesta e dytë e opozitës

Sali Berisha ka njoftuar gjatë fjalës së tij në protestë, se opozita do të vijojë protestën ditën e hënë përpara Parlamentit dhe se ato nuk do të ndalen. 

Berisha bëri thirrje për largimin e Ramës dhe deklaroi se ka nisur "revolucioni demokratik". 

Në protestën e opozitës kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i mbështetësve të PD dhe aleatëve, ndërkohë që në përfundim të fjalimeve nga lidershipi i partive kryesore, janë hedhur disa shashka në drejtim të Kryeministrisë. 

Ende mbetet e paqartë se cfarë nënkupton Berisha me "revolucion demokratike", por protesta e sotme ka qenë e ngjashme me protestat e opozitës gjatë vitit të fundit, kur në krye të partisë është rikthyer Sali Berisha. Në protestë ka patur disa fjalime dhe më pas qytetarët kanë marshuar drejt institucioneve të tjera. 

Berisha njofton se kur do të mbahet protesta e dytë e opozitës

Berisha njofton se kur do të mbahet protesta e dytë e opozitës

Berisha njofton se kur do të mbahet protesta e dytë e opozitës