AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 13:48

"Ta shporrim një orë e më parë Edi Ramën!"/ Sali Berisha: Korruptoi McGonigalin, ambasadorë, deputetë, zyrtarë...

"Ta shporrim një orë e më parë Edi Ramën!"/

Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës ka kërkuar "shporrjen një minutë e më parë" të Edi Ramës nga pushteti. 

Ai tha se kryeministri ka blerë, jo vetëm ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, por edhe "ambasadorë, deputetë dhe zyrtarë të huaj". 

Berisha e konsideroi protestën e sotme, si fillimin e "revolucionit demokratik". 

"Ta shporrim një orë e më parë Edi Ramën!"/

"Duhet ta shporrim një minutë e më parë!

Në skandalin e fundit spikati një zhvillim dramatik. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale ndaj opozitës shqiptare me McGonigal dhe të tjerë, është dukuria më negative.

Populli opozitar i Shqipërisë, u bë objekt i sulmeve të papara. Ish kryetari i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha, pa asnjë fakt, dokument, provë, u sanksionua nga kjo mafie dhe ky lobim. U bë gjithcka për ti caktuar kryetarin opozitës, për ta shndërruar në pseudo opozitë.

Rama nuk korruptoi vetëm McGonigal, nuk bleu vetëm McGonigal. Ai bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në një betejë imorale në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati dhe skandal pas skandali.

U angazhuan kundër opozitës pro perëndimore të vendit, për faktin e vetëm sepse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën dhe aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre.

Në këtë kontekst dua të theksoj, se kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare, tronditjet më të thella që mund të ketë njohur, ne jemi sot më të fuqishëm se kurrë!". tha Berisha. 

"Ta shporrim një orë e më parë Edi Ramën!"/