AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 14:08

VIDEO/ Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymuese përpara kryeministrisë, nis shpërndarja e qytetarëve

VIDEO/ Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymuese përpara

Gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme përpara kryeministrisë, disa nga qytetarët e mbledhur në tubim kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë.

Efektivët e policisë të vendosur “gardh” për mbrojtjen e godinës janë kthyer me kurriz për të shmangur incidentet.

Protesta ka nisur prej orës 12:00 ndërkohë që kreu i qeverisë është larguar nga zyra. Pak minuta para nisjes së protestës ai ka ndarë një video në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të protestës, qytetarët janë shpërndarë në drejtime të ndryshme. Protesta e radhës është njoftuar të hënën përpara parlamentit.