AKTUALITET, 11 Shkurt 2023, 15:10

Berisha i ndaloi para zyrës, reagon Veliaj: Kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz. E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!

Berisha i ndaloi para zyrës, reagon Veliaj: Kandidat gjysmë-komik e

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pasi Sali Berisha në marshimin e tij drejt disa institicioneve, ndaloi dhe para zyrës së kryebashkiakut.

Në një postim në Twitter, Veliaj e quan Berishën “një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz”.

“E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj.

Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!

E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!