TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestën e organizuar nga Sali Berisha, kundër vizitës së Vuçiç dhe Ballkanit të Hapur, e ka pasqyruar edhe shtypi serb, por me një qasje mjaft sensacionale.
"Kaos në Tiranë", shkruan "Blic", duke iu referuar edhe djegies së flamurit serb nga disa militantë.

Ndërsa "Kurir", shkruan se "ekstremistët shqiptar" të ndihmuar edhe nga politikanë të Kosovës, protestuan kundër Vuçiç.

Ndërkohë, “Alo,rs”, shkruan se ka kaos në Tiranë, duke theksuar se shqiptarët dogjën flamurin serb dhe situata mund të bëhet e dhunshme.

Në fakt nuk pati asgjë kaotike dhe radikale në protestën e Berishës dhe opozitës. Aty u mblodhën qytetarë, të cilët janë kundër Ballkanit të Hapur. Në protestë u mbajtën fjalime dhe gjithçka u mbyll. I vetmi incident, mund të konsiderohet djegia e flamurit serb, por kjo është një ngjarje që ndodh rëndom në Serbi me flamurin shqiptar.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, do të darkojë mbrëmjen e sotme me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev në Elbasan.