AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 16:24

Protesta/ Berisha sulmon Ramën dhe Vuçiçin: Basha e tradhtoi çështjen kombëtare. Nuk ka asnjë deklaratë për Ballkanin e Hapur!

Protesta/ Berisha sulmon Ramën dhe Vuçiçin: Basha e tradhtoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së protestës para Kryeministrisë.

Berisha sulmoi Vuçiçin dhe Ramën, por nuk la pa përmendur as Bashën që sipas tij tradhtoi çështjen kombëtare, dhe nuk ka asnjë deklaratë për "Ballkanin e Hapur".

Protesta është kundër aleancës trilaterale, Beograd me vasalët e tij Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal. Është kundër aleancës së mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende, dhe konsiderohet aleancë e rrezikshme edhe nga Kroacia. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar, që është aktualisht integrimi evropian. I kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit, e iniciuar nga Vuçiç dhe e mbështetur nga vëllai i tij siamez Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad, nëse është një gjë që Lulzim Brava tradhtoi si peng-marrësi i tij është çështja kombëtare. Ju mi gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur, ato nuk ekzitojnë”, tha Berisha.

I pyetur mbi simbolikën e kollares së tij të kuqe, Berisha tha: “Natyrisht kuq e zi është një simbol i përjetshëm i shqiptarëve”.