AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 15:59

50-vjetori i Akademisë, Gledis Nano: Sistem arsimor policor sipas standardeve euroatlantike

50-vjetori i Akademisë, Gledis Nano: Sistem arsimor policor sipas

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qenë i pranishëm në Akademinë e Sigurisë me rastin e 50-vjetorit të krijimit të saj.

Nano theksoi se objektivi i tyre është që ta përmirësojnë mësimdhënien në këtë akademi, në mënyrë që të dalin efektivë të kualifikuar.

“Për të përmbushur me sukses misionin dhe përgjegjësitë institucionale, Policia e Shtetit i ka vënë detyrë vetes të përmirësojë në vazhdimësi standardet dhe performancën e organizatës tonë, duke synuar në:

• Zhvillimin e një sistemi arsimor policor të bazuar në standardet e vendeve euroatlantike, i cili është i aftë për t’u dhënë shanse të barabarta të gjithë punonjësve të policisë;

• Aplikimin e një sistemi trajnimi të vazhduar, bazuar në parimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;

• Ndjekjen e ecurisë në karrierë nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit;

• Kryerjen e trajnimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve të Policisë në detyrë”, tha ndër të tjera Nano.