TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta që ka thirrur dhe organizuar Sali Berisha përballë Kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.
Qindra protestues ndodhen në oborin selisë së PD-së, dhe më pas me Sali Berishën në krye, ata do të drejtohen për te Kryeministria.
Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë, përveç Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.
Protesta në Tiranë nuk është thirrur vetëm kundër Vuçiçit, por edhe asaj që ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si mafien e inceneratorëve.
Në gatishmëri për të shmangur incidentet do të jenë mbi 600 forca policie.