TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas protestës madhështore në Tiranë kundër Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.
Berisha tha se PD-ja e rithemeluar është opozita më e fortë që nga viti 1991.
Gjithashtu ish-kryeministri përcolli një mesazh edhe për ish-udhëheqjen e shkuar të opozitës, të cilët janë sot pakicë.
"Kjo është opozita më e fortë që nga viti 1991. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë, përgjegjësi pa asnjë diskutim ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës. E cila në asnjë rrethanë nuk dha shembullin dhe nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin te qytetarët. Kjo ka marrë fund. Ju e patë, një protestë e thirrur në 48 orë. Herën tjetër do të ketë program. Asgjë s'do të na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin, korrupsionin dhe vjedhjen. 'Ballkani i Hapur' është 'Ballkani i Hapur' për krimin, oligarkët...
E përcaktojnë anëtarët e saj se kush do të jetë drejtimi i PD. PD e rithemeluar është një shumicë jashtëzakonshme. Është grupacioni më i lirë i kësaj toke që nuk e përkul as e mposht dot asgjë. Ky është një revolucion i pandalshëm.
Nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë këtë shumicë dërrmuese, do të mbajë përgjegjësi në mënyrë shembullore. Ajo dhe Edi Rama. Shumicën duhet ta respektosh, nuk mund ta marrësh peng", u shpreh Berisha.