TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga selia e Partisë Demokratike, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, Vera Camaj, shprehu mbështetjen e saj për protestën që po organizohet ditën e sotme kundër ardhjes së presidentit Vuçiç në Tiranë.
Përmes një interviste të dhënë për gazetarin e Panorama.al, Maiglen Kume, Vera Camaj, pozicionohet në krah të ish-kryeministrit Berisha dhe kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e cilëson si një patericë të Edi Ramës.
“Unë jam Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj nga Shkodra. Unë do protestoj për shumë gjëra që nga ardhja e atij këlyshit serb në kryeministri, Edi Rama nuk është shqiptar, por është serbo-grek. Vuçiçi në Evropë është i shpallur non grata. Pisi, bashkëshortja e tij Edi Rama e pranon në krevat.
ashtu i bashkangjitet Edi Rama që është bashkëpunëtor i tij që prej 2013-ës. Ja ku i kemi me prova me fakte me të tëra. Atëherë i them Lulzim Bashës mos ta shti popullin në grinjë, në shamata e në protesta, le të bashkohet me Edi Ramës.
Nuk na intereson, kena ec mbas tij fort, i qoftë haram djersa e çdo shqiptari, mundi i çdo shqiptari, kena hëngër helmin për të, kena hëngër burgun për të, kena hëngër dhunën për të. Është turp e faqe e zezë që ka shkuar Lulzim Basha të bëhet paterica e Edi Ramës”, tha ajo.