AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 16:48

Bumçi: Aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Duan ta izolojnë Prishtinën

Bumçi: Aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projektin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi, në fjalën e mbajtur në porotestën e opozitës në Tiranë kundër vizitës së Aleksandar Vuçiç në Tiranë, foli për projektin e Ballkanit të Hapur.

Bumçi theksoi se aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projekt për të ndarë Kosovën. Ai shtoi se këta politikanë duan ta izolojnë Prishtinën.

Bumçi: Aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projektin

“Të protestojmë kundër projektit të Ballkanit të Hapur, që do të legalizojë regjimet autoritare. Ata që bëjnë aleancën me krimin, që ndërtuan narko-shtetin, sikur janë garantues të paqes në Ballkan. Aleanca Vuçiç - Rama paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës.

Ky projekt dështoi dhe pas kësaj, vazhduan me Mini Shengenin. Ballkani i Hapur është përpjekje për të izoluar Kosovën. Vuçiçit ia bën fasadën Rama, e Vuçiç do që të nxisë destabilitet në rajon. Ka vetëm një rrugë drejt Europës, të ndërtojmë shoqëri demokratike në Shqipëri, Serbi, kudo, duke pasur opozitë në rajon”, deklaroi Bumçi.