TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u ndal edhe te dosja e AKSHI-t, që çoi në arrestin shtëpiak të drejtoreshës së kësaj agjencie Mirlinda Karçanaj.
Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Ergys Agasit dhe kreut të policisë së shtetit Ilir Proda, lidhur me rrëmbimin e dy personave, biznesmenit Ermal Beqiri dhe ish-zv.drejtorit të AKSHI, Daniel Shima.
“Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti. A mund të imagjinoni ju një agjenci kombëtare që varet nga Këshilli i Ministrave. AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, në një hark kohor 6-mujor të merren peng 2, një biznesmen dhe një ish-zyrtar. Të merren peng, ish-ortaku i baxhanakut, të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng.
Asnjë njoftim, asnjë njohuri. Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguar në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar për vdekje. Lëshuar në një pyll gjysmë i gjallë gjysmë i vdekur dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI. Prokuroria gjermane i sjell të dhënat, 3 muaj më parë, këtë se mori vesh kush. Kaq sekret. Se në kryet të policisë është një kriminel më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri, Ilir Proda. Rama për të ka hequr dy ministra. I ka hequr se i ka thënë nuk ekziston policia për ju. Ata kishin çelësat e kashtës. Një javë më parë, Igli Haxhiaj oficer i antiterrorit ka dëshmuar se të gjitha i ka bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm.
Dalim prapë te pengu tjetër i kopshtit privat të Edi Ramës. Daniel Shima. Ish-zv,drejtor i përgjithshëm i AKSHI-t. Daniel, shkon kjo Mirlinda në SPAK. Ka mundësi të dekonspiruar ndonjërën. Sa del drejt në zyrë, firmos shkarkimin e Danielit. Një ditë prej ditësh Danielin e rrëmbejnë mes bulevardit me të njëjtën skemë që u rrëmbye Gerondi. Dhe e marrin, atë e shpëtoi Zoti se shkruajti mesazh. E shtron në dru dhe i thyen kockat Sueli. Krimi është kryer nga familja. Ergys Agasi është organizatori. Siç organizoi rrëmbimin e Gerondit. Çfarë do bëjmë ne? Do presim të rrëmbej një nga një njerëz. Tani është fundi” deklaroi Berisha.