AKTUALITET, 16 Maj 2022, 18:04

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Berisha fushatë në Kukës: Rama nuk kurseu asgjë për të asgjësuar Partinë Demokratike

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Berisha fushatë në Kukës:

Në kuadër të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me simpatizantë demokratë në qarkun e Kukësit.

“Për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Rama nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të Partisë Demokratike.

Ai përdori të gjitha mjetet e një shteti pa ligj pa moral, të gjitha format e joshjeve, të gjitha format e presioneve. Një qëndrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit shqiptar pas themelimit të partisë demokratike, Ramiz Alia. Në udhën tonë, kundër nesh u rreshtua ish-kryetari i Partisë Demokratike, por jo vetëm ai, edhe të tjerë të lidhur me 1000 fije me qeverinë prapa shpinës tuaj në kurriz tuaj bënë gjithçka që të mposhtnin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD-në.

Në krah të tyre qëndroi fuqishëm edhe mafia e George Soros, e cila kërkoi që që forcës së djathtë shqiptare t’i emërojë kryetarin. U ndala në këto rrethana vetëm për të theksuar se në çfarë kushte ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pa ndalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të Partisë Demnokratike”, tha Berisha.