AKTUALITET, 16 Maj 2022, 17:10

Dështon raundi i parë, asnjë emër për t’u votuar në Parlament si kandidat për President

Dështon raundi i parë, asnjë emër për t’u votuar

Dështon raundi i parë në Parlament për votimin e Presidentit të ri. Kjo seancë e sotme ezaurohet me zero kandidatë pasi nuk ka asnjë të propozuar nga të dyja palët.

Raporti i miratuar sot në Komisionin e Ligjeve do të prezantohet nga deputetja Klodilda Bushka.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca nuk çoi asnjë emër kandidati për president në raundin e parë, duke i hapur rrugën opozitës, por edhe këto të fundit nuk u dakordësuan.

Me djegien e votimit të parë, konferenca e kryetarëve do te përcaktoje datën për raundin e dytë. Zgjedhja e Presidentit kalon në pes% raunde në Kuvend.