TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë njëri nga shoferët, që u përfshinë mesditën e sotme në aksidentin rrugor në fshatin Rrilë në Lezhë.
Shoferi i mjetit tip "Opel", Ndoc Nikolli, 66 vjeç, ndërroi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Nikolli kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, e për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere.