TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klodita Bushka prezantoi raportin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Ajo u shpreh se deri në momentin kur ishin përcaktuar afatet nuk u dorëzua asnjë kandidaturë.
“Komisioni për Çështjet Ligjore shqyrtoi në një mbledhje të posaçme sot çështjen sa i takon raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit. Komisioni konstatoi se deri në afatin e përcaktuar asnjë kandidaturë nuk është depozituar. Në këto kushte komisioni, i paraqet seancës këtë raport pa kandidat”, tha Bushka.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se, ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e kryetarëve për të caktuar raundin e dytë.
“Raundi i parë konsiderohet i ezauruar. Ftoj konferencën e kryetarëve për t'u mbledhur dhe për të caktuar datën e dytë për votimin e presidentit. Seancën e sotme e deklaroj të mbyllur”, tha Nikolla.