TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama u shpreh pasditen e sotme se Partia Socialiste nuk i ka 84 vota, ndaj dhe nuk mund të zgjedhë Presidentin e ri në tre raundet e para, pa u ulur në negociata me opozitën.
Rama tha se gjatë kohës që PS ka qenë në opozitë ka hyrë në procese negociatash.
Kryeministri tha se tashmë dihet se me kë nuk negocion, pra Berishën.
"Kemi përballë një opozitë të bërë copë e çika dhe në kushte të tilla nuk e dimë me kë të negociojmë. Ne jemi në pritje që palët e tjera të vijnë në negociata, por nëse ata vijnë me kushte duke thënë pranoni këtë dhe pikë, atëherë le ta provojnë të paraqesin emrin dhe të vijë në seancë”, tha Rama.
Ai tha se si mazhorancë mund të shprehin dëshirën dhe vullnetin, të tregojnë durimin, aq sa e përcakton edhe Kushtetuta, pastaj do të jetë vota që do e zgjedhë Kreun e Shtetit në raundin e 4 apo të 5.