TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës u dogj pa një kandidat.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se e gjithë farsa që u luajt këto muaj nuk ishte për szgjehdjen e Presidnetit, por për të mbuluar aferat.
Sipas tij, Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Kryeministri ka etjet për të rrëmbyer institucionin e kreut të shtetit, sipas deputetit të LSI.
Petrit Vasili: Risia e Edi Ramës abortoi. E gjithë farsa, komedia e zezë që u luajt këto 2-3 muaj nuk kishte qëllim të krijonte një proces me risi për zgjedhjen e presidentit por zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat. Me gjithë daullet e çara të çingijeve të Rilindjes, patë më në fund që procesi i dhjetëra zarfeve ishte një abort total.
Sot, gjithë shqiptarët prisnin pas këtyre daulleve, jo ne, por aborti qe i plotë dhe besoj se asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që të paktën për sy e faqe të mos kishim qoftë edhe një kandidat, qoftë dhe një kloun sa për ta paraqitur sot në sallën e parlamentit, e gjitha qe një fiasko e vërtetë, një faqe e zezë e vërtetë.
Duhet shënuar në rekorde kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit. Me 71 vota sa ka do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me pesë sekonda.