TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot fermën “Veleçik Milk” në Hot të Malësisë së Madhe, ku shprehu mbështetjen për zhvillimin e sipërmarrjeve vendase në zonat rurale.
Begaj inkurajoi të rinjtë që të kthehen të investojnë në Shqipëri, duke iu dedikuar punës, traditës dhe pasionit.
“Gjovalini ka përfunduar studimet e larta për Ekonomi në Tiranë. Ai u kthye në vendlindje, në Malësinë e Madhe, për të zhvilluar biznesin e familjes, duke risjellë në tryezat tona gatimet shekullore shqiptare, siç është ”djathi i ziem i Veleçikut”, i cili sot ka arritur të marrë dhe certifikatën e cilësisë së lartë. Shqipërisë i duhen djemtë si Gjovalini, që i dedikohen punës, traditës dhe pasionit”, u shpreh Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj po zhvilloi vizita dhe takime me sipërmarrës në zonat rurale e të cilët bisedon për projektet dhe zhvillimin që sjell investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.