AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 21:00

“Shtëpitë do t’i rindërtojmë falas”/ Dëmet nga zjarret, Rama njofton si do të bëhet kompensimi: Do të realizohet në çdo bashki të prekur

“Shtëpitë do t’i rindërtojmë falas”/

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të kryhet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.

Procesi nis me evidentimin e dëmeve nga Grupi i Konstatimit, i cili inventarizon dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe përgatit formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës.

Sipas Ramës pas vlerësimit financiar, përcaktohet kostoja e kompensimit, e cila do të mbulohet nga fondet e bashkive përmes fondit për mbrojtjen civile.