TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pritur homologun e tij rus në bazën ushtarake në Alaska, ku kanë shtrënguar duart.
Trump dhe Putin dolën nga avionët respektivë dhe ecën në tapetin e kuq, duke u takuar në qendër të pistës. Takimi u shoqërua me buzëqeshje nga ana e të dyve.
Ky është qartësisht lloji i pritjes së ngrohtë që rusët kishin shpresuar, një lider që ishte dënuar nga paraardhësi i Trump, Joe Biden, tani po pritet në tokën amerikane me buzëqeshje dhe bisedë në dukje të çiltër.
Të dy liderët ndaluan për një fotografi, për t'u larguar më pas brenda të njëjtit automjet.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltari për politikën e jashtme Yuri Ushakov do të jenë me Putinin në takimin “tre me tre” me Trump, thotë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë me përvojë të gjatë, të cilët kanë një rol qendror në formësimin e politikës së jashtme ruse.
Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Në drekën dypalëshe që do të pasojë, do të jenë të pranishëm gjithashtu Rubio, Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e kabinetit Susie Wiles.

