AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 21:34

Gjendja e rëndë, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Gjendja e rëndë, niset me urgjencë drejt Spitalit të

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Si ndodhi ngjarja

Plagosja me thikë ndodhi në fshatin Dvoran të Korçës pasditen e sotme. I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Ari Kodra.

I plagosuri ndodhet në gjendje stabël në sallën e reanimacionit. Autori është gjetur në banesë, po ashtu i plagosur, teksa policia me stafin mjekësor e kanë transportuar menjëherë në spital.

Aleks Qiqi 41 vjeç, i cili është kapur në banesë, po ashtu i plagosur, mësohet se pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. Ai rezulton i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale, në vendin tonë dhe në Greqi.

Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin në një tavolinë së bashku me disa persona të tjerë, ndërsa kanë nisur duke u “ngacmuar” me fjalë me njëri tjetrin.

Autori ka shkuar në banesë, ka marrë thikën dhe është kthyer për ta plagosur, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë në tavolinë kanë goditur fizikisht pas plagosjes autorin, duke i shkaktuar dëmtime por jashtë rrezikut për jetën.