AKTUALITET, 16 Gusht 2025, 09:25

Me 181 km/h në Levan-Tepelenë, e pëson shoferi. Policia apel: Mos luani me jetën, kontrolle me radar 24 orë

Me 181 km/h në Levan-Tepelenë, e pëson shoferi. Policia apel: Mos

Policia e Shtetit ka apeluar sot për respektimin e kufijve të shpejtësisë, pas konstatimit të një drejtuesi automjeti që udhëtonte me 181 km/h në aksin Levan–Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h.

Sipas Policisë, një shpejtësi mbi dyfishin e normës së lejuar nuk është shenjë guximi, por një rrezik serioz për jetën e drejtuesit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Me 181 km/h në Levan-Tepelenë, e pëson shoferi. Policia apel: Mos

Mjetet e monitorimit elektronik “Poliscan” vijojnë të jenë aktive 24 orë në ditë, duke skanuar automjete që qarkullojnë me shpejtësi nga dy deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të mbrojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.