AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 20:01

Plagosja e 27-vjeçarit, kapet autori i lënduar! Nxirret nga banesa dhe transportohet drejt spitalit

Plagosja e 27-vjeçarit, kapet autori i lënduar! Nxirret nga banesa

Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së 27 vjeçarit A.Kodra, i cili rezulton të jetë plagosur gjithashtu.

Ai është nxjerrë nga banesa dhe, i shoqëruar nga forcat e rendit, po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim.

Ndërkohë, i plagosuri 27-vjeçar, që u dërgua më herët në spital, ndodhet në gjendje stabël dhe po trajtohet në sallën e reanimacionit.

Plagosja e 27-vjeçarit, kapet autori i lënduar! Nxirret nga banesa

Policia ka sekuestruar mjetin prerës më të cilën ndodhi plagosja, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe motivet e ngjarjes.