TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Apelin e Posaçëm sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët e BKH më 10 shkurt.
Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Kujtojmë që një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.