TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë mbetur vetëm 20 ditë para zgjedhjeve dhe Barometri në Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar me 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 10 Prill – 21 Prill 2025.
Pyetja: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?
Përgjigjet tregojnë:
Partia Socialiste (Edi Rama) - 42.6%
Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) -30%
Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) - 6%
“Partia Mundësia” (Agron Shehaj) - 5.6%
“Lëvizja Bashkë” (Arlind Qori) - 2.1%
Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) - 0.7%
Partia Social Demokrate (Tom Doshi) - 0.6%
“Aleanca Kombëtare Shqiptare” (Eleni Kocaqi) - 0.6%
“Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) - 0.5%
Të pavendosur - 11%


Lidhur me projeksionin e votës sipas matjes së katërt politike të Barometrit rezulton se “Partia Socialiste” do të marrë 47.9% (45.9%-49.9%) të votave, “Aleanca Shqipëria Madhështore” drejtuar nga PD, 33.7% (31.7%-35.7%) të votave. Dhe më poshtë “Nisma -Shqipëria Bëhet” 6.7% (5.2% – 8.2%), “Partia Mundësia” 6.3% (4.8%-7.8), “Lëvizja Bashkë” 2.4% (1.4%-3.4%) të votave dhe partitë e tjera 3% (2%-4%) të votave.
