TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prindi i një fëmije në kryeqytet ka bërë një denoncim në komisariatin Nr.3 lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat.
Sipas denoncimit, fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në institucion, ndërsa stafi dhe drejtuesit e kopshtit janë akuzuar për mosreagim.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se janë mbledhur të gjitha materialet nga kamerat e sigurisë dhe po vazhdojnë hetimet.