TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Fier ku prezantoi kandidatët e 11 majit për këtë qark.
Berisha tha se sheh entuziazëm dhe optimizëm në çdo qytet ku shkon.
Më tej kryedemokrati u zotua se në 100 ditët e para nuk do ketë më varfëri ekstreme në vend.
Sakaq, shton se mjerimin, PD-ja do e përjashton nga Shqipëria.
Berisha: Entuziazmi, energjia i popullit opozitar te fitorja ka bërë që era e demokracisë të fryjë në të katër anët e këtij vendi të bekuar. Jam sot para jush për të paraqitur së bashku me përfaqësuesit e ardhshëm projektin tonë për Fierin madhështor, Lushnjën madhështore, Mallakastrën madhështore.
Vij tek ju si përfaqësuesi i koalicionit më të madh opozitar të krijuar nga vitet 90. Vij me programin më të mirë, projektin që krijon një mundësi të re për çdo shqiptar dhe shqiptare, për çdo të ri. Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, familjes, shoqërisë. Ne besojmë se dinjiteti njerëzor është vlera e gjithë vlerave. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë.
Që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet. Këto 12 vite ata zhytën në mjerim, në skamje, detyruan të qajnë me lot mjerimi qindra burra e gra që sot paguhen me një pension më të pakët se sa paguan gjermani një qen shtëpie apo mace. Kjo nuk pranohet. Shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria.