TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KQZ ka njoftuar se ka nisur procedurat administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër kallëzimi nga e njëjta organizatë. Ministri njëherësh kandidat e i PS-së, dyshohet se ka shpërndarë materiale elektorale në Tiranë duke përdorur makinën zyrtare të ministrisë.
Gjithashtu kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, është kallëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shfrytëzim të aseteve shtetërore në fushatë elektorale.
Mësohet se denoncimi është bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila publikoi fotografi që tregojnë Çaushin duke zhvilluar një aktivitet elektoral në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj.