AKTUALITET, 24 Prill 2025, 09:20

"Shpifja"/ Shtyhet në GJKKO seanca mes Vilma Nushit dhe deputetes Vokshi! Shkak mungesa e prokurorit! E radhës 6 maj

"Shpifja"/ Shtyhet në GJKKO seanca mes Vilma Nushit dhe deputetes

Këtë të enjte është shtyrë seanca e radhës mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes Albana Vokshi në Gjykatën e Posaçme.

Shkak është bërë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj. Seanca e radhës do të mbahet në 6 maj.

Në seacën e 15 prillit ku ishin të pranishme të dyja palët, Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Pas deklarimit të biznesmenes, prokurori i çështjes Elvin Gokaj kërkoi shtyrjen e seancës për sot (24 prill), ku do të jetë deputetja demokrate ajo e cila do paraqesë pretendimet e saj.

Më herët ka patur shtyrje të seancave si pasojë e mungesës së deputetes Vokshi. Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k,  që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, saç ka akuzuar Vokshi.