TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca parlamentare është shoqëruar me debate dhe replika. Deputeti i PD, Edmond Spaho, i doli në krah kolegut të tij Agron Shehaj, ndërsa teksa iu drejtua Ermonela Felajt, nënkryetares së Kuvendit tha se “po e degradoni parlamentin”.
Sipas Spahos, kjo qeveri bën presione politike për të mbyllur gojën, ndërsa theksoi se “arroganca do t’i cojë aty ku nuk e mendojnë”.
“Me sjelljen tuaj po e degradoni parlamentin dhe këtë mazhorancë, përveç veprimet që bën vetë mazhoranca duhet që edhe ju të thyeni rregulloren. Me shumë shqetësim e pashë ndërhyrjen tuaj. Kolegu ngriti një çështje thelbësorë. Atë të fjalës së lirë. Presionit politik që i bëhet për të mbyllur gojën. Në vend që ti dilni në krah, ju e kërcënoni.
Asnjë fjalë nuk tha për biznesin e vet.
Ca bëni, ca është kjo punë kështu. E kuptoni që arroganca do t’ju çojë aty ku nuk e mendoni”, theksoi ndër të tjera Spaho.