AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 09:24

Policia ‘mësyn’ në një dyqan në Rrugën e Durrësit, sekuestrohen 21 celularë. Në pranga një person, dyshohet se…

Policia ‘mësyn’ në një dyqan në Rrugën e

Policia ka mësyrë në një dyqan në Rrugën e Durrësit, në Tiranë, ku ka sekuestruar dhjetra aparaten celularë dhe ka arrestuar një person.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, u zhvillua operacioni i koduar “Phones 3”, ku u vu në pranga pronari i subjektit tregtar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3″, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit:

– B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.