TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një çantë e dyshimtë pranë një biznesi në Fier ka alarmuar policinë e cila ka rrethuar zonën.
Çanta e dyshimtë është gjetur në lagjen “15 tetorit” të Fierit.
Blutë të lajmëruar nga banorë të zonës, kanë mbërritur në vendin ku ndodhet çanta dhe kanë rrethuar zonën.
Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuar në anë të biznesit.
NJOFTIMI
Fier- Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit.