AKTUALITET, 6 Prill 2022, 13:45

Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me Taulant Ballën: Reforma në Drejtësi e rëndësishme për rrugën drejt BE

Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me Taulant Ballën: Reforma në

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zbardhur detaje nga takimi me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla që zgjati për të paktën një orë në kryesinë e Kuvendit.

Kim shprehet se kanë folur për reformën në Drejtësi të mbështetur nga SHBA që është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe respektimin e rolit institucional të parlamentit.

“U takova sot me Taulant Ballën për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve;

vazhdimin e reformës në Drejtësi e cila mbështet nga SHBA dhe është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE; dhe duke respektuar rolin institucional të parlamentit”, shkruan Yuri Kim.

Kryediplomatja amerikane ishte sot për të tretën ditën rresht në kryesinë e Kuvendit. Dy ditë më parë ajo u takua me kryeparlamentaren Lindita Nikolla ndërsa dje zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.