TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar sot pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në një emision televiziv se ai bën trafik droge me velierë dhe blen prokurorinë me një arkë peshk. Në një video-selfie para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme natë vonë, Luca me nota ironike, i drejtohet Berishës pse e ka sulmuar në këtë mbrëmje kur të dy kanë gëzime, kur atij i liruan velierën e sekuestruar padrejtësisht, ndërsa atij dhëndrin e akuzuar për korrupsion me ish-kompleksin ""Partizani", pasi u arrestua me bujë me 21 tetor në Rinas, ndërsa priste bashkëshorten.
Berisha, gjatë emisionit "Open", në "News 24", duke folur mbi ngjarjen e pak ditëve më parë kur opozita denoncoi se biznesmeni Gergj Luca tentoi të rrëmbente një velierë të sekuestruar nga policia, tha se ajo velierë është përdorur për trafik kokaine. Deklarata e tij u bë teksa po fliste mbi rrëzimin e kërkesave të opozitës mbi komisionet hetimore.
“Janë komisionet hetimore për investitorët strategjikë. Për Pëllumb Gjokat. Për Gjergj Lucat. E morët vesh se çfarë ishte veliera e tij? Për kokainë. E ndjekur nga italianët për kokainë. Veliera e Gjergj Lucës. Ky është miku më i ngushtë i Ramës. I përzien peshkun me erëza ta tjera. Ky merr detin. Është investitor strategjik ky. Ai prokurorinë e blen me një arkë peshk”, tha ai.