AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 22:19

Rama do të mbledhë më 8 dhjetor Kongresin e PS/ Indrit Hoxha: Përveç simboleve, logos, kërkon t’i ‘gllabërojë’ PD-së dhe ditën e rinisë

Rama do të mbledhë më 8 dhjetor Kongresin e PS/ Indrit Hoxha:

Sekretari për Diasporën i demokratëve, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social Hoxha shkruan se përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, e cila është dita e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës komuniste.

“Me 8 dhjetor Rama mbledh kongresin e PS. Përveç simboleve, logos, tashme Rama do ti “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin ditën e rinise qe shënoi fillimin e rrëzimit te diktaturës komuniste!”, shkruan Hoxha