AKTUALITET, 22 Nëntor 2023, 10:24

Zbardhet detaje nga Kongresi i PS-së! Pse socialistët shtynë datën, edhe pse ishin ndarë ftesat?

Zbardhet detaje nga Kongresi i PS-së! Pse socialistët shtynë

Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet në ditën e Rinisë, në datën 8 Dhjetor.

Kongresi ishte planifikuar të mbahej në datën 4 nëntor, por pas një vendimi të lidershipit të PS, zhvillimi i tij u shty.

Raportohet se shkak u bë fakti se grupit parlamentar ishte angazhuar për shqyrtimin e buxhetit të ri të vitit 2024.

Kongresi i PS do të fokusohet në dy elemente, në fjalimin e kreut të partisë, Edi Rama, për sa i përket projektit ‘Shqipëria 2030’ dhe elementi i dytë do të jetë projekti i sekretarit të përgjithshëm Blendi Klosi për riorganizimin e PS, që ka në fokus zgjedhjet e 2025-ës.