AKTUALITET, 22 Nëntor 2023, 11:17

Nis takimi i liderëve të Evropës Juglindore, Edi Rama uron nga Maqedonia e Veriut shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Nis takimi i liderëve të Evropës Juglindore, Edi Rama uron nga

Pesë liderë të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut në një takim të përbashkët.

Në prag të nisjes së këtij takimi, kryeministri Edi Rama ka përfituar nga rasti për të uruar shqiptarët në Ditën e Alfabetit, si dhe thekson se ky takim është i një rëndësie të veçantë ndërsa vjen në një kohë kur luftrat dhe krizat mund të rrezikojnë edhe rajonin tonë.

Përshëndetja e kryeministrit Rama:

Dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të Alfabetit. Për ne nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot mblidhemi këtu, kur për të gjithë është  një moment luftrash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë.

Vijmë në një moment kur të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe e brishtë e përgjithshme.