TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët e PD-së, kryesuar nga Ina Zhupa, kanë kërkuar largimin nga gjykimi i çshtjes së Butrintit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, ku po shqyrtohet çështja.
Sipas tyre ka informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin
"Çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit z. Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.
Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues. Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.
Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?-shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.