AKTUALITET, 22 Nëntor 2023, 08:39

Aksidenti në Sarandë, tre të miturit dërgohen tek Trauma!

Aksidenti në Sarandë, tre të miturit dërgohen tek Trauma!

Tre të miturit që u aksidentuan mbrëmjen e së martës në Sarandë janë transportuar tek Trauma.

Shtetasit F. H., 13 vjeç dhe O. K., 14 vjeç u transportuan me ambulancë në mesnatë për mjekim të specializuar. Ndërsa 14-vjeçari A. D., është dërguar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndësuar shëndetësore.

Sipas bluzave të bardha, A. D., është i intubuar pasi ka marrë goditje të rënda në kokë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Stjar-Bajkaj.

Mjeti ku udhëtonin 3 adoleshentët ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.