TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën Kavajë-Durrës. Sipas policisë, këmbësori është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 27-vjeçar.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Kavajë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.