AKTUALITET, 14 Mars 2025, 20:13

Po ecte në rrugë, autori e sulmoi papritur/ Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit, dyshimet e para

Po ecte në rrugë, autori e sulmoi papritur/ Plagoset me thikë

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit, Sodiq Atanda. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, teksa futbollisti ishte duke ecur në rrugë dhe u qëllua me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Nigeriani 31-vjeçar është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po e merr në pyetje.

Po ecte në rrugë, autori e sulmoi papritur/ Plagoset me thikë

Nga ana tjetër, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.