AKTUALITET, 14 Mars 2025, 18:07

Me zërin e kreut të PD në sfond, Rama publikon video me bufa, ja ironia për Berishën

Me zërin e kreut të PD në sfond, Rama publikon video me bufa, ja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa bufa të vegjël, duke ironizuar kreun demokrat Sali Berisha, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e këtij të fundit lidhur me listat e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Rama shkruan “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar nga kryeministri.

Ky postim i Ramës vjen disa orë pas inaugurimit të tunelit të Murrizit në Dibër dhe një ditë para protestës së thirrur nga Berisha kundër mbylljes së platformës TikTok.