AKTUALITET, 14 Mars 2025, 14:45

E ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, kush është e dashura e Safet Bajrit/ Ish-missi e mori me makinë, ja çfarë zbuluan përgjimet

E ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit, kush është e dashura e

Eria Ago, e dashura e të arrestuarit Safet Bajri është ndaluar pasi dyshohet se ka ndihmuar këtë të fundit në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018.

Ajo ra në pranga 5 ditë pas arrestimit të Bajrit. Prokuroria e Posaçme dyshon Eria Agon për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit në dosjen e SPAK ajo dyshohet të ketë dërguar me makinë nga Tirana në drejtim të Lezhës Astmer Bilalin dhe Safet Bajrin, më pas aty kanë marrë një makinë me targa të vjedhura, pra ka qenë drejtuese në një pikë të caktuar.

Eria Ago ka mohuar të ketë qenë në qytetin e Shkodrës dhe përfshirjen në vrasjen e Licit, prokuroria ka kamera sigurie që e kanë fiksuar në qytetin e Shkodrës. Prokuroria ka pasur në përgjim grupin e Bajrave dhe automatikisht ka qenë edhe Eria Ago për shkak të historisë që pati me Safet Bajrin. Shkëmbimet e mesazheve dhe takimet mes tyre kanë qenë të një natyre erotike. Mësohet se ajo kishte një butik në Myslym Shyri dhe prej disa vitesh ishte kthyer në biznesmene.